“Abissnet Superiore”/ Dinamo City & Egnatia rikthehen te fitorja, triumfon edhe Vllaznia - FSHF

“Abissnet Superiore”/ Dinamo City & Egnatia rikthehen te fitorja, triumfon edhe Vllaznia

Ndeshjet e fundit të javës së 12-të të kampionatit “Abissnet Superiore” u luajtën këtë të hënë.

Dinamo City u rikthye te fitorja. Të besuarit e Ilir Dajës dolën fitimtarë në transfertën e Elbasanit, teksa vendosën dopietat e Baton Zabërgjes e Dejvi Bregit si edhe goli i Jorgo Meksit, me ndeshjen që u mbyll 0-5

Partizani dhe Teuta u ndanë në barazim 1-1 në sfidën e luajtur në stadiumin “Arena e Demave”.

Në takimin tjetër të luajtur sot, Laçi barazoi 0-0 me Bylisin.

Në ndeshjet e luajtura ditën e djeshme, Egnatia mposhti 1-0 Tiranën në Rrogozhinë, ndërsa Vllaznia fitoi  2-0 ndaj Skënderbeut në stadiumin “Loro Boriçi”.


Duke kontrolluar karten...