50 vite marrëdhënie Shqipëri-Suedi, FSHF ndeshje miqësore me Sweden FC

Federata Shqiptare e Futbollit sëbashku me Ambasadën e Suedisë në Shqipëri do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ditën e sotme në kuadër të 50 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Suedi si dhe 20 vjetorit të vendosjes së programit mbështetës të qeverisë suedese, SIDA, në Shqipëri.

Suedesët do të përfaqësohen në këtë ndeshje me një skuadër amatore të përbërë nga diplomatë rezident në Bruksel. FSHF ndërkohë do të luajë me një skuadër e cila ka në përbërje anëtarë të stafit administrativ dhe disa ish lojtarë të ekipit kombëtar. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 19:00.