Më 19 Janar, fillon Kupa e Shqipërisë për Moshat - FSHF

Më 19 Janar, fillon Kupa e Shqipërisë për Moshat

Këtë fundjavë do të rikthehet Kupa e Shqipërisë për moshat, U-19 dhe U-17, sipas një njoftimi të realizuar për klubet përkatëse nga sektori i Garave në FSHF.

Në bazë të rregullores së kësaj Kupe, ku marrin pjesë plot 16 ekipe për secilën moshë, janë përzgjedhur në mënyrë të tillë: 8 skuadrat e renditura më mirë në grupin A dhe 8 skuadrat e renditura më mirë në grupin B. E njëjta procedurë është ndjekur për të dyja moshat.

Kupa e Shqipërisë për moshat do të zhvillohet gjatë muajit Janar dhe Shkurt 2019. Ndeshjet midis skuadrave do të zhvillohen me sistem grumbullimi, me një takim. Ekipet pjesëmarrëse do të zhvillojnë ndeshjet sipas skemës së mëposhtme:

Gjysëm Finale

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet 2 skuadrave të kualifikuara nga turi i dytë i Grupit A dhe Grupit B , U-17 & U-19.  Dy skuadrat e kualifikuara të grupit A do të jenë të vendosura në vazon e parë dhe 2(dy) skuadrat e kualifikuara të Grupit B do të jenë të vendosura në vazon e dytë. Skuadrat e vazos së parë do të luajnë me skuadrat e vazos së dytë që do të përcaktohen nga shorti. Ekipet fituese të dy çifteve gjysëmfinaliste do të luajnë ndeshjen finale për të përcakuar skuadrën fituese të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19.