Zonat rajonale, program unik trajnimi për moshat - FSHF

Zonat rajonale, program unik trajnimi për moshat

Një program unik për moshat në të gjithë Shqipërinë, por edhe një start i implementimit të një strategjie konkrete për moshat dhe vecanërisht për moshën U-15 ishin në qendër të një takimi me të gjithë përgjegjësit e zonave rajonale, si dhe stafet e kombëtares të zonave për moshën U-15. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Shulku kërkoi me insistim të plotë që ky program unik që FSHF ua shpërndau zonave të jetë edhe kontenti bazë për punën e të gjithë trajnerëve me moshat në zonat dhe qytetet respektive si një direktivë e plotë dhe e drejtpërdrejtë e FSHF-së, por edhe si një prioritet më vete për këtë vit. Në prezencën e zv.presidentit të FSHF-së Edvin Libohova dhe anëtarit të KE Vasil Bici, stafet dhe përgjegjësit zonalë morën udhëzimet konkrete në lidhje me këtë gjë. Programet janë gati dhe ato do të zbatohen rreptësisht në të gjithë shtrirjen trainuese të moshave. 

takimi zyra