Ka përfunduar “Kupa e FSHF”, për Rajonin nr1. Në Zonën e Tiranës për kategorinë nën 17 vjeç dhe nën 19 vjeç. Ky aktivitet i organizuar nga sektori amator në Federatën Shqiptare të Futbollit është ndjekur me interes gjatë zhvillimit të tij.

Për kategorinë nën 17 vjeç, morën pjesë 11 skuadra që i zhvilluan ndeshjet në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Kupa u fitua nga ekipi “Tirana A”, me trajner Luan Zenglën, që mundi “Tiranën B”, pas goditjes së 11 metërshave.
















