Sot paradite ne ambientet e hotel “White Dreams” ne Tirane, zhvilloi punimet Asambleja e Pergjithshme Zgjedhore e shoqates Bashkimi i Arbitrave Shqiptare te Futbollit. Punimet e saj jane ndjekur nga perfaqesues te ketij komuniteti dhe media te ndryshme. Ne punimet e ketij forumi, kane marre pjese Presidenti i FSHF Armand Duka, Sekretari i Pergjithshem Ilir Shulku etj. Asambleja i ka zhvilluar punimet sipas rendit te dites. Ajo eshte pershendetur edhe nga Presidenti Duka i cili ka vletesuar rolin e gjykimit ne mbarevajtjen e ndeshjeve te futbollit. Ai kerkoi me shume vemendje dhe profesionalizem nga ana e gjyqtareve ne menyre qe te kete sa me pak kontestime ne kete drejtim. Me pas eshte vazhduar me rendin e dites dhe eshte kryer procesi i votimit. Per kater vjeter e ardhshem perseri president i BAFSH, do te jete Tahir Kastrati. Nderkohe eshte zgjedhur edhe kryesia e shoqates, me keta anetare: Prek Pjetrushi, Petrit Brahja. Bujar Pregja, Plarent Kotherja.

















