Eshtë zhvilluar ne Tiranë, analiza e edicionit të sapombyllur futbollistik, sa i takon veprimtarisë së vëzhguesve shqiptarë të futbollit. Në këtë analizë, janë evidentuar problemet që ka patur ky element i rëndësishëm i mbarëvajtjes së ndeshjes, gjatë takimeve të edicionit të kaluar. Institucioni i vëzhguesit, ka një rol të pazëvendësueshëm në mbarëvajtjen e ndeshjeve dhe problematika që ai paraqet është shumë komplekse. Në analize, janë evidentuar mjaft probleme të regjistruara në edicionin e kaluar dhe theksi, është është vënë në rritjen e figurës së vëzhguesit.

















