Në datat 25-29 Qershor u zhvillua Turneu Ndërkombëtar i Futbollit “Vllaznimi Cup 2015”. Morën pjesë 87 ekipe për tre grupmosha U-11, U-13 dhe U-15 prej datë 25 deri më datë 30 Qershor. Ekipet pjesëmarrëse ishin nga Suedia, Turqia, Greqia, Serbia, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Kampion për moshen U-11 u shpall ekipi “Kinostudio”, për moshën U-13 kampion u shpall ekipi “El Clasiko”, për moshën U-15, kampion u shpall ekipi “Internacional Tirana”. Ranë në sy shumë ndeshje te bukura dhe të forta ku mund të përmendim ndeshjet ndërmjet ekipeve të “Ternocit – Janinës” dhe ndeshjet ndërmet ekipeve të “Pandev” Ohër – “Vranja” Serbi. Në mbyllje të këtij aktiviteti të pranishëm ishin shumë figura sportive dhe jo vetëm si: këshilltari i Presidentit së Republikës Flamur Gashi, përfaqesues nga Ministria e Arsimt dhe Sporteve Uvil Zajmi, perfaqesues nga FSHF Sulejman Demollari, Arber Kalemi. Aktiviteti vijon serish nga data 01 – 05 Korrik me grupmoshat U-17, U-19 si dhe femra, pa kufizim moshe ku priten të vijnë ekipe nga Gjermania, Zvicra dhe nga Uganda e largët. Shoqata “Vllaznimi”, me slloganin “Të ndryshëm por të barabartë” mbetet një ure lidhëse me të gjithë femijët e botës.

















