Vllaznia U19 kampione e Kategorisë Superiore - FSHF

Vllaznia U19 kampione e Kategorisë Superiore

Vllaznia U19 është kampione e sezonit 2016-2017 në Kategorinë Superiore. Të rinjte e drejtuar nga ish-mbrojtësi i kombëtares sonë Elvin Beqiri kanë mundur të triumfojnë në finale ndaj ekipit të Partizanit U19.

Koha e rregullt, e kësaj finale të luajtur sot në orën 16:30 në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi 1-1. Shkodranët kanë fituar finalen vetëm falë penalltive me rezultatin 3-1. Medaljet dhe Kupa për fituesit janë dorëzuar nga anetari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Abdyl Kuriu.