Ekipi i Vllaznisë është shpallur fitues për kampionatin kombëtar të futbollit të femrave, edicioni 2018-2019.
Është sezoni i gjashtë rradhazi që ekipi shkodran ka fituar titullin e kampionit në 10 vite garë futbollistike për këtë gjini. Në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Loro Borici”, shkodranet kanë konfirmuar veten sërisht si kampione të kësaj kategorie. Në takimin e fundit për këtë sezon Vllaznia ka fituar 3-1 ndaj Tirana AS, në ndeshjen e luajtur në orën 17:00, më këtë rezultat mbyllet me sukses ky edicion. Si kampione e Shqipërisë, Vllaznia do të marre pjesë në turin paraeleminator të UEFA Women’s Champions League.
Medaljet dhe trofeun fituesve ia ka dorëzuar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, z.Vasil Bicaj.


















