Vllaznia e Shkodres, eshte shpallur kampione e Shqiperise ne futbollin e femrave, per edicionin 2013-2014. Ne ndeshjen e javes se fundit, zhvilluar ne stadiumin “Loro Boriçi”, kampionet e reja, munden Dajtin 6-1. Pas perfundimit te ndeshjes, u zhvillua ceremonia e dorezimit te Kupes dhe medaljeve per ekipin kampion te Shqiperise. Ne emer te Federates Shqiptare te Futbollit, trofete per fitueset, u dorezuan nga anetari i Komitetit Ekzekutiv Vasil Bici. Kampionati Kombetar, Kupa e Shqiperise dhe Superkupa, jane aktivitete, qe prej vitesh organizohen rregullisht nga FSHF.

















