Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë për femrat - FSHF

Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë për femrat

Vllaznia për femra është skuadra fituese e edicionit të 11-të të Kupës së Shqipërisë. Sot në “Elbasan Arena” është zhvilluar finalja midis Vllaznisë dhe Apolonisë, një përballje që ka nxjerrë fituese Vllazninë me rezultatin 4-0.

Pjesa e parë ka prodhuar një lojë të bukur nën dominimin e vajzave kuqeblu që kanë zotëruar lojën dhe kanë shënuar 3 gola. Në minutën e 10-të, Lufo ka shënuar golin e parë për Vllazninë. Dyfshimi rezultatit vjen në minutën e 20-të me golin e Lebas. Ka kohë dhe për golin e tretë që vjen në minutën e 38-të nga Luçie Gjini. Me avantazhin e trefishtë skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë Vllaznia ka thelluar rezultatin me Megi Doçin që shënoi nga pika e penalltis në minutën e 76-të, duke e mbyllur finalen e Kupës së Shqipërisë me rezultatin 4-0.

Me suksesin e arritur këtë edicion 2019-2020, Vllaznia e femrave shkon në 7 trofe të fituar në Kupën e Shqipërisë.
Ekipet luajtën me këto formacione:
Vllaznia: Raxhini; Leba, Rrahmani, Gjini, Bajraktari; Maliqi, Franja, Lufo, Shala, Wai Yuen Ting, Doçi
Apolonia: Hyska; Portia; Simoni; Goro; Iliadhi; Hamonikaj; Mgcoyi; Demiri; Mema; Levenaj; Xhindole.

Medaljet dhe Kupa për fitueset janë dorëzuar nga Presidenti i FSHF-së, z. Armand Duka dhe Drejtori i Departamentit të Garave, z. Marjus Sulejmani.