Vllaznia femra, fiton Kupën e Shqipërisë - FSHF

Vllaznia femra, fiton Kupën e Shqipërisë

Vllaznia e Shkodrës, ka fituar përsëri edicionin e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra. Ndeshja finale, e luajtur në fushën e Yrshekës, sot në orën 11.00 paradite, është dominuar nga shkodranet të cilat kanë dominuar takimin kundër rivaleve të Kinostudios, që në pjesën e parë të ndeshjes dhe më pas e kanë thelluar diferencën në të dytën. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje, është fiksuar në shifrat 6-0. Golat janë shënuar nga Ambra Gjergji, Uendi Muja (dy gola), Lucie Gjini dhe Megi Doci (dy gola), për shkodranet e Vllaznisë. Ky është edicioni i tetë i Kupës së Shqipërisë në futboll për femra. Edhe vitin e kaluar ky aktivitet, i dyti për nga rëndësia pas kampionatit kombëtar, është fituar nga skuadra e Vllaznisë së Shkodrës.