Eshte mbyllur ne Qendren Stervitore te Ekipeve Kombetare ne Kamez, aktvititeti ‘’Viti i Ri i romeve, festohet me futboll. Ky bashkepunim mes shoqates ‘’One Terrene Internacional’’ dhe FSHF, ka sjelle perpara sportdashesve, nje aktivitet krejtesisht te vecante. Kater ekipe te komunitetin rom, jane ndare ne dy grupmosha, per femije dhe per te rritur, duke zhvilluar dy ndeshje mes njeri tjetrit. Keto takime, jane drejtuar nga gjyqtare te Federates Shqiptare te Futbollit. Ne fund te aktivitetit, jane shperndare kupa, per fituresit. Perfaqesuesit e ‘’One Terrene Internacional’’ kane falenderuar FSHF per mbeshtetjen dhe kane kerkuar qe aktivitete te tilla te kete me shume ne te ardhmen.
Perfaqesuesi i Federates Shqiptare te Futbollit, Millan Baci theksoi, se ne te ardhmen integrimi nepermjet futbollit i ketyre shtresave ne nevoje, do te jete nje prioritet i institucionit te futbollit shqiptar ne te ardhmen.

















