Vijon kursi UEFA “Pro 3” - FSHF

Vijon kursi UEFA “Pro 3”

Vijon të zhvillohet kursi kualifikues UEFA “Pro 3”, sipas programit të Sektorit të Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ky kurs i nivelit të lartë, ka disa vjet që zhvillohet në Shqipëri dhe liçenca e tij, është e njohur nga UEFA, duke qenë se edhe programet për të janë të miratuara dhe të oranizuara në bashkëpunim me specialistët e saj. Kursi ka nisur në muajin shtator të vitit 2014 dhe do të zgjasë deri në muajin qershor të vitit 2015. Gjatë këtyre ditëve, përpara trajnerëve shqiptarë ka qenë edhe specialist i njohur i Corvecianos në Firence, Ferreto Ferreti. Sipas përgjegjësit të Sektorit të Edukimit, në Federatën Shqiptare të Futbollit, Astrit Maçi:  “Kursi UEFA “Pro 3”, është në fazën e tij më të rëndësishme, e cila do të vijojë edhe me disa etapa të tjera, deri në muajin qershor kur do të bëhet edhe mbyllja e tij” – deklaroi ai për websit-in zyrtar të FSHF.


Duke kontrolluar karten...