Vëzhguesit, seminar për ndryshimet në rregullore - FSHF

Vëzhguesit, seminar për ndryshimet në rregullore

Në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, është zhvilluar sot seminari me vëzhguesit në lidhje me ndryshimet në rregullore. I organizuar nga sektori i vëzhguesve, ai ka patur qëllim që të njohë vëzhguesit shqiptarë me ndryshimet dhe me shembuj konkretë të interpretimit të tyre. Në këtë seminari kanë qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Ilir Shulku, dhe Presidenti i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir Kastrati. Gjatë punimeve të tij, të pranishmit panë të ilustruara shembuj konkretë të ndryshimeve në rregulloren e lojës.
Përgjegjësi i sektorit të vëzhguesve në FSHF Petrit Brahja tha për Ueb-in zyrtar: “Ishte një seminar i nevojshëm sepse tashmë vëzhguesit u njohën me ndryshimet e fundit dhe interpretimet në rregullore. Kjo, do ti ndihmojë mjaft në punën e tyre, menjëherë me rifillimin e aktivitetit futbollistik kombëtar.


Duke kontrolluar karten...