Vezhguesit shqiptare te futbollit, kane nisur nje seri prej tri ditesh me seminare dhe analiza te edicionit te kaluar futbollistik. Te merkuren eshte zhvilluar analiza me vezhguesit e Kategorise se Dyte. Sot, eshte zhvilluar analiza me vezhguesit e Kategorise se Pare, ndersa neser, do te zhvillohet ajo me vezhguesit e Kategorise Superiore. Pas analizes vjetore te edicionit te kaluar futbollistik, ne keto aktivitete jane zhvilluar edhe dy tema nga Plarent Kotherja dhe Albano Janku. Ne fund te seminarit zhvillohet edhe testimi me video – test, nga Komisioni i Vezhgimit me kryetar Petrit Brahja. I pranishem ne keto aktivitete ka qene edhe Kryetari i Shoqates se Arbitrave Shqiptare te Futbollit, Tahir Kastrati.
“Keto seminare jane shume te rendesishme per vezhguesit, sepse nepermjet analizave te detajuara, vezhguesit ndjekin pjeset me problematike te edicionit. Ky proces i rendesishem, shoqerohet edhe testim per te ndjekur nga afer ecurine e vezhguesve“ – deklaroi per faqen zyrtare te FSHF, kryetari i Komisionit Petrit Brahja.

















