Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 23.02.2017 - FSHF

Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 23.02.2017

1. KF “Laci”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo nderprerje të lojës, në bazë të Nenit 66/3/a te KDS, denohet me 2(dy) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.

2. KF “Partizani”, për sjelle të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës e duke përdorur fjalor ofendues ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 66/3.a të KDS denohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektatorë.

3. Zyrtari i KF “Tërbunit”,Oltison Kernaja, për protestë të vazhduar ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF “Skrapari” Genci Lamce, për protestë të vazhduar ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF “Skrapari”,Edrian Myftari, për protestë të vazhduar ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. KF “Delvina”, per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive duke mos garantuar sigurine e zyrtareve te ndeshjes, ne baze te nenit 64 dhe 65/2 te KDS, denohet me 6 (gjashte) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.

7. Lojtari i KF “Dinamo” U-17 , Maljon Lami, për protestë të vazhduar ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtaret i KF “Flamurtari” U- 19, Xhuljo Tushi dhe Bruno Naci për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke protestuar me fjalë e xheste fyese, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet secili me 6(gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. EKipi i “Juban Danja” femra, per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar akte dhune, denohet me 4(kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 65/3.b) te KDS.

10. Zyrtari i “Juban Danja” femra, Elson Ndreka, per sulm ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe ndalohet te qendroj ne dhomat e zhveshjes si dhe stolin e rezervave, bazuar ne Nenet 20 dhe 49/2.a) te KDS.

11. Lojtarja e “Juban Danja” Elsaida Mucejani,per dhune ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 12 (dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.b) te KDS.


Duke kontrolluar karten...