Komisioni i Apelit te UEFA-s i mbledhur sot ne Nyon te Zvicres ne oren 09.00 ne lidhje me ndeshjen Serbi-Shqiperi luajtur ne Beograd ne 14 tetor 2014, eshte terhequr per te marre vendimin. Pasi ka degjuar argumentat juridike te paleve te permbledhura ne materiale me fakte, video dhe foto si dhe eshte njohur me deklaratat e drejtuesve e zyrtareve te ndeshjes, Komisioni i Apelit eshte terhequr per te marre nje vendim ne lidhje me takimin Serbi-Shqiperi te dates 14 tetor, te ndrerprere ne minuten e 41 te pjeses se pare. Vendimi pritet t’iu deklarohet paleve (Federates Shqiptare te Futbollit dhe Federates Serbe te Futbollit) brenda mbremjes se sotme ose neser paradite.
Cdo zhvillim i ri do te pasqyrohet online ne websitin zyrtar te FSHF.

















