Sot, në orën 11.00, në Federatën Shqiptare të Futbollit, u zhvillua mbledhja e rradhës e Komitetit Ekzekutiv, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka. Organi më i lartë vendimmarrës, në periudhën mes dy Asambleve, ka diskutuar në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2015.
Gjithashtu janë miratuar edhe disa ndryshime në organigramën e FSHF. Komiteti ekzekutiv ka miratuar edhe projekte për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Gjirokastër, Fier dhe Kamëz.
Në fund, është diskutuar edhe në lidhje me ceremoninë zyrtare të festimeve dhe dekorimeve për festat e fundvitit.

















