Vazhdojnë të luhen në të gjithë Shqipërinë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar ndeshjet për turneun “Coca-Cola”. Edhe këtë vit, FSHF dhe Coca-Cola Bottling Shqipëria i kanë dhënë start këtij eventi i cili përfshin nxënës të shkollave të ndryshme në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ky turne përfshin nxënësit e shkollave 9-vjeçare të grupmoshave 12-15 vjeç. Si përherë, një aktivitet i tillë zhvillohet gjatë muajve Mars-Prill, (aktualisht ka nisur) me bashkëpunimin kryesor të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndeshjet aktualisht po luhen në qytete si: Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri dhe Korça, ku të rinjtë dhe të rejat e 52 shkollave do të luajnë 66 ndeshje te planifikuara. Federata e Futbollit si përherë mbetet suporti kryesor në këtë manifestim futbolli për këta fëmijë, duke vene ne levizje te plote te gjitha Zyrat Rajonale kombetare. Ju njohim edhe disa nga rezultatet e javës së dytë të ndeshjeve të Kupës “Coca-Cola”.
1. Shkolla Ndroq Dora Distria 3-1
2. Kong. Manastirit Emin Duraku 1-3
3. 4 Deshmoret Naim Frasheri 1-3
FIER/ Java e dyte per “Coca Cola – Cup”
Shkolla “N.Frasheri” – Shkolla.”L.Gero” 1-1
Shkolla “P.Pirro” – Shkolla.”M.Dashi” 2-2
KORÇE/ Java e dyte, Kupa Coca-Cola – Rezultatet
— Grupi A meshkuj
Ismail Qemali – Mesonjetorja e I-re 0-1
Sotir Gurra – Nuçi Naçi 6-0
— Grupi B meshkuj
Sevasti Qiriazi – Naum veqilarxhi 7-0
Stavri Themeli – Pandeli Cale 1-0
–Per femra
Omiros – Sevasti Qiriazi 3-1
Mesonjetorja e I-re – Asdreni 0-4
Stavri Themeli – Sotir Gura 0-3
ELBASAN/ Java e dytë, Kupa Coca-Cola – Rezultatet
MESHKUJ/ Grupi A
A.AGJAHU -P.XHUVANI 1-1 (4-5)
N.FRASHERI-SULE HARRI 1-1 (5-6)
MESHKUJ/ Grupi B
J.DILO – B.POPA 1-1(5-3)
A.PARALLOI – F.GURMANI 2-0

















