Vazhdon në Kamëz, kursi UEFA “PRO”2 - FSHF

Vazhdon në Kamëz, kursi UEFA “PRO”2

Ka nisur në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, faza e katërt e Kursit UEFA “PRO” 2, me trajnerët që marrin pjesë në të. Kjo do të jetë edhe pjesa përfundmitare e këtij kursi, që zhvillohet për herë të dytë në Shqipëri. Kjo fazë do të vazhdojë deri më 31 maj. Trajnerët pjesëmarrës, kryesisht të Kategorisë Superiore, më pas do ti nënshtrohen edhe provimeve për t’u liçensuar me UEFA “PRO” 2.

 

Kjo është hera e dytë, që ky kurs kryhet në Shqipëri. Përpara një muaji në Kongresin e UEFA-s në Astana të Kazakistanit, Presidenti i këtij institucioni Mishel Platini dhe Presidenti i FSHF, Armand Duka, nënshkruan një marrëveshje që njeh pajisjen me liçencën UEFA “PRO”, të trajnerëve që kryejnë kurset e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.