Vazhdon kursi “UEFA Pro” Nr.2 - FSHF

Vazhdon kursi “UEFA Pro” Nr.2

Në qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz, vazhdon kursi “UEFA Pro”, me trajnerët e regjistruar në të. Sipas programit te sektorit i edukimit, kursi vazhdon nga data 14-18 prill. Kjo është periudha e tretë, brenda vitit 2014, që trajnerët e regjistruar në këtë kurs, zhvillojnë programin mësimor. Më parë ata kanë zhvilluar edhe dy seanca të tjera, nga data 6-11 janar dhe nga data 3-7 shkurt.

 

Është hera e dytë, që sektori i edukimit në Federaten Shqiptare të Futbollit, organizon kursin për marrjen e liçensës “UEFA Pro”. Marrja e saj, në kurset e zhvilluara nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit është një process, i cili është njohur dhe mbështetur nga UEFA, në çdo hap të tij. Në Kongresin e fundit të UEFA-s, zhvilluar para pak kohësh në Kazakistan, Presidenti i UEFA-s Mishel Platini dhe ai i FSHF-së Armand Duka, ratifikuan marrëveshjen për liçensimin e trajnerëve shqiptarë me diplomën “UEFA Pro”.

 

Siç konfirmohet edhe nga sektori i edukimit, kursi i ardhshëm “UEFA Pro”, do të nisë në muajin shtator, nga data 4 deri më 10.