Vazhdojnë seminaret me delegatët - FSHF

Vazhdojnë seminaret me delegatët

Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka zhvilluar përsëri sot seminar me analizë dhe testim me delegatet e ndeshjeve. Ndërsa dje, pjesëmarrësit ishin delegatet e Kategorisë Superiore, sot ishin ata të kategorisë së parë të dytë dhe të rinjve. Gjatë këtij seminari,u krye analiza e sezonit futbollistik 2015-2016, u evidentuan mangësitë, pikat që duhen patur parasysh në të ardhmen. Gjithashtu, delegatët ashtu si seminarin e djeshem janë njohur me ndryshimet në rregulloren e aktivitetit. Më pas është proçeduar me një testim, sipas të cilit do të bëhet edhe renditja në nivelin e kampionateve ku aktivizohen këta delegatë. “Ishte një nga aktivitetet sezonale të programuara nga ana e Sektorit të Garave që ka për qëllim analizën e një edicioni të tërë”- theksoi për faqen zyrtare shefi Sektorit të Garave Lysien Nurishmi.

I pranishëm në këto aktivitete ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku, i cili ka folur për rëndësinë e rolit të delegatëve në mbarëvajtjen e ndeshjeve. “Ju duhet ta konsideroni veten si një hallkë shumë e rëndësishme dhe e vlerësuar në mbarëvajtjen e ndeshjeve. Për këtë arsye, kërkohet përgjegjësi maksimale për zbatimin e rregulloreve”.


Duke kontrolluar karten...