Në Qendrën Stërvitore të Kamzës, vazhdojnë seleksionimet e futbollistëve të zonave të datëlindjes 1997. Të hënën, janë paraqitur futbollistët e Zonave të Tiranës dhe të Durrësit. Sot, përpara specialistëve të FSHF, kanë qenë kandidatët nga Zonat e Fierit dhe Korçës. Nesër, sipas programit të përcaktuar nga Sektori i Ekipeve Kombëtare, janë lojtarët e Zonave të Shkodrës dhe të Elbasanit. Dita e fundit e seleksionimit do të jetë ajo e datës 29 janar, kur do të paraqiten edhe futbollistët e ardhur nga Kosova. Specialistët e FSHF, Bujar Kasmi dhe Redi Jupi përfshi edhe trajnerët Xhani De Biazi, Paolo Tramezzani, Xhemal Mustedanagiç, Altin Lala, kanë qenë ata që kanë vlerësuar performancën e lojtarëve të ardhur nga Zonat dhe Kosova.

















