Vazhdojnë punimet në stadiumin e Elbasanit - FSHF

Vazhdojnë punimet në stadiumin e Elbasanit

Vazhdojnë intensivisht punimet në stadiumin e qytetit të Elbasanit, aktualisht investimi më i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Qeverisë Shqiptare. Aktualisht ato janë përqëndruar në rritjen e kapacitetit të tribunave anësore, të cilat nga 10 do të rriten në 16 shkallë, zgjerimin e dyerve hyrëse, prishjen e murit rrethues. Ndërkohë në tribunën qendrore po punohet për prishjen e mureve ndarës dhe forcimin e kollonave.

 

Sipas Kryetarit të Komisionit të Infrastrukturës Arben Dervishaj: “Ka përfunduar projekti i fasadës dhe i sheshit dhe pritet miratimi i tij nga Qeveria. Deri tani punimet kanë ecur mirë. Por duke filluar nga muaji prill, do të punohet pa ndërprejrje, në mënyrë që të arrihet përfundimi në kohë i këtij impianti”. Zoti Dervishaj, i cili ka qenë të shtunën në Elbasan, për të mbikqyrur punimet shprehet optimist për ecurinë e tyre.