Urimi i Presidentit Duka për Kampionatin e 77-të - FSHF

Urimi i Presidentit Duka për Kampionatin e 77-të

Të dashur Futbollistë, të dashur Tifozë, të dashur Miq të Futbollit,
Sot kemi kënaqësinë të inaugurojmë hapjen e Kategorisë Superiore të Kampionatit Shqiptar. Ky është sezoni I 77-të I këtij aktiviteti I cili përmirësohet tashmë vit pas viti.
Jam i lumtur të ndaj me ju një bilanc pozitiv të sezonit të kaluar i cili na dhuroi emocione deri në ndeshjet e fundit. Provë evidente e këtij progresi është gjithashtu edhe pjesëmarrja e klubeve tona në kompeticionet europiane Uefa Europa League dhe Uefa Champions League. Përfitoj nga rasti këtu t’I bëj urimet e mia Klubit të Skënderbeut në sfidat e tij europiane dhe uroj që Klubi I Kukësit si dhe çdo ekip tjetër të ketë të njëjtin ritëm dhe ecuri në sezonin që sapo fillon.
Klubi I Skënderbeut na dha një mesazh të madh e të rendësishëm: nqs punohet seriozisht, nqs vendosen objektiva dhe nje strategji për t’I arritur ato, sado të vështira të jenë sfidat, suksesi është gjithmonë I arritshëm.
Futbolli shqiptar është në rritje të dukshme dhe unë uroj dhe besoj që ky kampionat do të vazhdojë të na dhurojë sërish evente të bukura, emocione dhe mbi të gjitha një lojë të bukur dhe fairplay.
Sot në një takim me gazetarët prezantuam edhe brand-in e ri të Kategorisë Superiore dhe të Kupës së Shqipërisë. Kjo është një risi tjetër për këtë sezon e cila do të ofrojë një imazh më cilësor dhe më atraktiv për futbollin tonë në sytë e tifozëve, të profesionistëve dhe të sponsorëve potencialë dhe publikut të gjerë.
Sërish me urimet e mia më të mira për sezonin e ri, jam I lumtur t’I kalojmë “topin” skuadrave, lojtarëve dhe tifozëve.
Sukese të gjithëve!
Armand Duka
President
Federata Shqiptare e Futbollit


Duke kontrolluar karten...