Under21 dy miqesore ne Austri - FSHF

Under21 dy miqesore ne Austri

Kombetarja e Shpresave ose Under 21 e Shqiperise do te zhvillojne dy ndeshje miqesore ne Austri.

Nga 22  deri me date 25 maj ne kuader te pergatitjeve per ndeshjet Eliminatore te Kampionatit Europian,  kuqezinjte e drejtuar nga trajneri Skender Gega do te kene perballe ne kete test miqesor moshataret  nga  Ukraina dhe Maqedonia. 

Takimi i pare me 22 maj 2012 eshte Ukraine – Shqiperi, ndersa takimi i dyte me 25 maj 2012  Shqiperi – Maqedoni.

Sic dihet ekipin tone perfaqesues Under 21 e presin dy takime te veshtira me 6 qershor ne Rusi dhe vetem kater  dite me pas do te jete ne Portugali. Keto jane dhe dy ndeshjet e fundit te cilat mbyllin perballjet e Eliminatoreve te Kontinetit per Unde 21.

Dy ndeshjet e fundit (zhvilluar vitin e kaluar) ose te parat per trajnerin Gega ne krye te kesaj skuadre jane luajtur ne Durres.

Shqiperi – Rusi           0-1

Shqiperi – Portugali    2-2