UN Women, mirenjohje per Federaten - FSHF

UN Women, mirenjohje per Federaten

 

UN Women Albania në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe me mbështetjen e Foundacionit Vodafone, organizoi sot nje pritje ne Hotel “Rogner” me rastin e finalizimit të iniciativës “HeForShe në Stadium” për vitin 2016.
Ne kete aktivitet moren pjese dhe pershendeten Ministri i Punëve dhe Cështjeve Sociale, Z. Blendi Klosi, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Z. Armand Duka, Drejtori i Vodafone Foundation Z. Albi Greva, dhe Përfaqesuesi i UN Women për Shqipërinë, Z. David Saunders. “Jam vecanerisht i nderuar qe institucioni i futbollit, ka mbeshtetur nje fushate te tille sensibilizuese. Iniciativa te tilla jane mbeshtetur dhe do te vazhdojne te jene pjese e rrugetimit tone te perbashket. Futbolli, duke qene shume popullor mund te nxise dhe ndihmoje, ne iniciativa te tilla sociale”.
Që prej muajit Tetor, HeForShe,mbuloi 10 ndeshje të Superligës Shqiptare, duke qenë në të gjitha stadiumet e Shqipërisë. Ajo ka arritur me shumë se 600 000 shqiptarë, pjesa më e madhe djem, duke i sensibilizuar e angazhuar ata.

HeForShe është një Lëvizje Globale Solidariteti për Barazi Gjinore e drejtuar nga UN Women lancuar në Shtator 2014, e cila i bën thirrje djemve e burrave të mbështesin fuqizimin e grave në shoqëri. Qëllimi i saj është të angazhojë djemtë e burrat si agjentë ndryshimi duke i inkurajuar të ndërmarrin veprime konkrete ndaj pabarazive që përballen sot gratë dhe vajzat.