UEFA Women’s Europa Cup/ Partizani nis nesër rrugëtimin, Vllaznia luan të enjten - FSHF

UEFA Women’s Europa Cup/ Partizani nis nesër rrugëtimin, Vllaznia luan të enjten

Për herë të parë në histori, ekipet e vajzave të Vllaznisë dhe Partizanit do të marrin pjesë në UEFA Women’s Europa Cup, kompeticioni europian që nis këtë sezon futbollistik dhe ngre siparin nesër me ndeshjet e raundit të parë. Ky edicion i ri pritet të sjellë emocione të mëdha në futbollin e vajzave dhe më shumë garë e rritje të cilësisë.

Në këtë edicion, Shqipëria do të përfaqësohet nga dy skuadra, Vllaznia e Partizani. Skuadra kryeqytetase  e Partizanit do të luajë ndeshjen e saj të parë nesër, përballë ekipit serb, ŽFK Spartak Subotica. Takimi i parë do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 15:00, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Serbi.

Ndërsa, Vllaznia do të luajë të enjten ndaj FC Kolos Kovalivka në stadiumin Loro Boriçi, në orën 18:00.

Federata e Futbollit i uron suksese Vllaznisë dhe Partizanit në këtë kompeticion të ri, duke e cilësuar këtë si një mundësi të shkëlqyer për të rritur edhe më tej nivelin e futbollit të vajzave në Shqipëri.


Duke kontrolluar karten...