Uefa Pro: Lektore nga Coverciano dhe Supervizor nga Uefa - FSHF

Uefa Pro: Lektore nga Coverciano dhe Supervizor nga Uefa

Ne prag te perfundimit te edicionit te dyte te kursit Uefa Pro, organizuar nga FSHF, kane mberritur ne Tirane edhe dy figura te shquara nga shkolla e Coverciano-s, qendra kombetare e Federates Italiane te Futbollit dhe njekohesish nje nga shkollat me te mira ne bote.

Renzo Ulivieri, Drejtor i kesaj shkolle, ka ardhur ne rolin e lektorit. Ai do te mbaje dy dite leksione per audiencen e ketij kursi.

“Me sa verej, ky kurs ka nje pjesemarrje me nivel shume te larte futbollistik. Ketu ka levizje dhe kjo me siguri sjell rritje. Numrat e futbollit shqiptar nuk jane shume te medhenj por nqs punojme mire, mund te arrijme rezultate te medha.” – eshte shprehur ai ne lidhje me eksperiencen e tij ne kontakt me trajneret shqiptare, te cilet shpejt do te pajisen me nje licence te nivelit nderkombetar.

Personazhi tjeter eshte Z. Paolo Piani, Sekretar i Pergjithshem dhe Pergjegjes i Qendres Teknike Federale te Coverciano-s, Itali. Ai eshte ne Tirane ne rolin e Supervizorit i derguar nga Uefa.

“Per mua eshte hera e trete qe vij ne Shqiperi dhe kam gjetur gjithmone nje organizim te mire dhe permiresim te vazhdueshem. Per sa i perket Kursit, ai respekton te gjitha normativat dhe standardet e vendosura nga Uefa si nga ana e organizimit, orareve dhe sidomos mesimdhenies. Ne kete drejtim, duhet te pranoj qe niveli eshte i larte dhe ka pak per te permiresuar ne vijim”. – u shpreh ai.

Nderkohe, entuziast per kete kurs eshte edhe z. Astrit Maci, Pergjegjes i Edukimit prane FSHF-se. “Mendoj se ky kurs eshte plotesisht ne mbeshtetje te kerkesave te tregut dhe besoj se edicioni I dyte do t’I ofroje profesioniste te cilesise maksimale por edhe diploma nderkombetare.” – tha ai ne nje interviste dhene per FSHF.tv te cilen mund ta ndiqni ne vijim. http://youtu.be/73t4EbuUr_A

Kursi do te perfundoje diten e shtune, date 7 Qershor, por do te pasohen ne muajin shtator nga edicioni i trete i kursit Uefa Pro.


Duke kontrolluar karten...