UEFA njofton: Apeli mblidhet më 2 dhjetor - FSHF

UEFA njofton: Apeli mblidhet më 2 dhjetor

Organizmi më i lartë i futbollit europian UEFA, i ka dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit, sot më datën 11 nëntor, njoftimin se Komisioni i Apelit në lidhje ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri, do të mblidhet më datë 2 dhjetor 2014. Ditë më pare, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA, ka dhënë vendimin e tij në lidhje me këtë ndeshje. Ky vendim i argumentuar, ka mbërritur ditën e premte pasdite në Tiranë.
Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet tre studiove ligjore (shqiptare, zvicerane dhe angleze) që e përfaqësojnë do të kërkojë ndryshimin e vendimit të shkallës së parë në mbledhjen e Komisionin e Apelit, që do të zhvillohet më datë 2 dhjetor në Nion të Zvicrës.


Duke kontrolluar karten...