UEFA monitoron kursin e radhës “UEFA PRO” - FSHF

UEFA monitoron kursin e radhës “UEFA PRO”

UEFA monitoron kursin e radhës “UEFA PRO”, që organizohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Prej dy ditësh, në këtë kurs ka marrë pjesë edhe drejtori teknik i Federatës Mbretërore Hollandeze të Futbollit Jelle Goes. Ai është njëkohësisht edhe anëtar i “Zhira Panel”. Gjatë qëndrimit të tij ai mori pjesë dhe ndoqi me vëmendje kursin “UEFA PRO”, i cili është niveli më i lartë i kurseve të kualifikimit që organizohet në Shqipëri. Specialisti i njohur hollandez, vlerësoi punën e Sektorit të Edukimit në FSHF për organizimin e këtyre kurseve të nivelit të lartë. Kursi “UEFA PRO”, organizohet prej disa vjetësh në Shqipëri. Jo të gjitha vendet europiane, e organizojnë atë.