UEFA, Komisioni i Apelit nuk ndryshon asgjë - FSHF

UEFA, Komisioni i Apelit nuk ndryshon asgjë

Komisioni i Apelit i UEFA-s, i mbledhur sot në orën 09.00 në Nion të Zvicrës, në lidhje me apelimin vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës, për ndeshjen Serbi- Shqipëri, të ndërprerë në minutën e 41, zhvilluar në Beograd më 14 tetor, vendosi, që të lerë në fuqi, gjithçka që ka vendosur Komisoni i mëparshëm.

Në mënyrë të përmbledhur vendimi i Uefas përmban sa më poshtë vijon ndërsa vendimi i plotë mund të shkarkohet nga linku më poshtë.
Komisioni i Apelit të Uefas i mbledhur sot në Nyon të Zvicrës i përbërë nga
Kryetari, Pedro Tomas (Spanjë)
Zv. Kryetari, Goetz Eilers, (Gjermani) dhe
Michael Maessen, (Hollandë)
Mbi vendimin e dhënë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës më datë 23 Tetor 2014 në vijim të ndeshjes Serbi – Shqipëri (0:0) e luajtur më 14 Tetor 2014.
Komisioni i Apelit vendosi:
1. Të refuzojë apelimin e Federatës Serbe të Futbollit mbi vendimin e dhënë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës më datë 23 Tetor 2014
2. Të refuzojë apelimin e Federatës Shqiptare të Futbollit mbi vendimin e dhënë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës më datë 23 Tetor 2014
3. Të gjitha kërkesat e tjera të Federatës Serbe dhe Shqiptare refuzohen duke rikonfirmuar vendimin e dhënë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës më datë 23 Tetor 2014.
4. Kostot e procesit të apelit për një total prej 15.000 € i ngarkohen në masë të barabartë pre 50% (7.500 €) të dyja federatave.
5. Ky është një vendim final sipas Nenit 58 (7) DR.
Për më tepër, bashkangjitur në versionin origjinal vendimi i Komisionit të Apelit të Uefas.

 

 

Vendimi i Komisionit te Apelit

 

 


Duke kontrolluar karten...