Ka nisur në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, kursi “UEFA B”. Në këtë kurs marrin pjesë trajnerët e grupmoshave dhe ata të futbollit amator. Kursi është organizuar nga Sektori i Edukimit, në Federatën Shqiptare të Futbollit, sipas një programi të ndërtuar që në fillimin e vitit. Ky është kursi “UEFA B”, numër 22. E veçanta e këtij kursi lidhet me faktin se pjesëmarrës në të është edhe ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i cili po përgatitet që në të ardhmen ti hyjë rrugës së trainingut.
Ndërkohë, Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka në proçes kursin “UEFA PRO”, që vazhdon gjithë vitin . Ndërkohë do të organizohet kursi “UEFA A” për trajnerë portierësh dhe për drejtor sportiv. Kursi “UEFA A” për trajnerë portierësh do të organizohet në pesë muaj me rradhë, javën e parë të çdo muaji. Ai organizohet për herë të parë në Shqipëri.

















