
Ditën e hënë dhe të martë, zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare ne kamëz, seminari per rinovimin e licensave UEFA B. Ky seminar është i vlefshëm për trajnerët të cilëve u ka skaduar koha e përdorimit të licensave. Federata shqiptare e Futbollit lajmëron të gjithë që seminari zgjat dy ditë. Pas ditës së martë, datë 08/03/2016, trajnerët të cilët nuk do të paraqiten për rinovimin e licensave, nuk do të mund të drejtojnë me ekipet e tyre gjatë aktivitetit në të gjitha kategoritë ku ata marrin pjesë.
















