“UEFA A” me trajnerë nga Kosova - FSHF

“UEFA A” me trajnerë nga Kosova

Ka nisur në Qendrën e Ekipeve Kombëtare, kursi “UEFA A” me 23 trajnerë nga Kosova. Sipas shefit të Sektorit të Edukimit, në Federatën Shqiptare të Futbollit Astrit Maçi, ky kurs është pjesë e programit, që ky sektor ka përgatitur dhe planifikuar për vitin 2015. Krahas kursit ”UEFA PRO”, i cili vazhdon deri në muajin qershor, i shtrirë gjatë gjithë vitit, janë edhe një seri kursesh të tjera, të cilat organizohen prej disa vitesh rregullisht nga Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit. “Ka nisur në fillimin e kësaj jave dhe do të vazhdojë për rreth një muaj, me intensitet të lartë mësimdhënie (paradite dhe pasdite), kursi “UEFA A” me 23 trajnerë nga Kosova, të cilët kanë përfunduar më parë kursin “UEFA B” në FSHF”- tha Astrit Maçi.


Duke kontrolluar karten...