Video analizë dhe taktikë ka qenë sot programi stërvitor për Kombëtaren U21. Sonte në 19:45 janë larguar nga qyteti i Pogradecit për në Elbasan, për të vazhduar stërvitjet e radhës, nesër në orën 19:00 dhe pasnesër në orën 19:30, në prag të ndeshjes zyrtare kundër Estonisë, të hënën më 12 Qershor ora 20:00, në “Elbasan Arena”.

















