U21, Shqipëria mundet nga Franca - FSHF

U21, Shqipëria mundet nga Franca

Kombëtarja U21 është mundur sonte në testin miqësor, që ka luajtur në oren 21:05 ne stadiumin “Selman Stermasi” nga perfaqësuesja U21 e Francës  me rezultatin 0-3. Miqtë kane luajtur më mirë duke e fituar këte përballje, golin e parë për francezet e shënoi Mousset në minutën e 23 ka qene pikerisht ai në minutën 45 ku ka dyfishuar rezultatin, golin e trete per miqte e ka shenuar Siebatcheu ne minuten 48 te pjeses se dytë.

Shqipëria tentoi të godasë portën e kundershtarit në pjesën e dytë me anë te Zekes dhe Hebajt por pa sukses. Kjo ndeshje do ti shërbeje trajnerit Bushi për sfidën zyrtare, që Shqipëria do të luajë perballë Estonisë në daten 12 qershor ora 20:00 në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë e filluan ndeshjen sonte me këtë formacion: Selmani (69′ Kastrati), Toli, Tafa, Qollaku (69′ Nuri), Doka, Maloku (52′ Zeka), Ramadani (52′ Krymi), Bare, Abazaj (69′ Kallaku), Çekiçi (35′ Seferi) dhe Durmishaj (52′ Hebaj).


Duke kontrolluar karten...