U21 / Shqipëria barazon 2-2 me Andorran - FSHF

U21 / Shqipëria barazon 2-2 me Andorran

Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, ka barazuar 2-2 me Andorran U-21, në ndeshjen e zhvilluar sot në orën 18:30 në transfertë. Kjo ishte ndeshja e dytë zyrtare e vlefshme për eliminatoret e EURO 2021.

Kuqezinjtë e Bushit kanë dominuar mbi kundërshtarin por pa arritur të marrin fitoren. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për vendasit, ku Andorra shënoi në minutën e 19-të me Alaez dhe pavarësisht nga sulmet e kuqezinjve rezultati nuk ndryshoi. Pjesa e dytë ka filluar me gol për kuqezinjtë, me Omar Imerin që ka shënuar në minutën e 53-të pas një asistimi fantastik nga Sahiti. Andorra rigjen avantazhin në minutën e 55 përsëri me anë të Alaez, që shfrytëzon një shpërqendrim të mbrojtjes tonë. Skuadra e Bushit hidhet në sulm dhe pas disa rasteve, arrin të gjejë golin e barazimit në minutën e 86-të me anë të Sulës.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Dajsinani, Kryeziu, Maloku (Tafa 77′), Mersinaj, Bajrami, Sahiti, Kallaku, Selahi (Imeri 45’), Vrioni (Shefiti 63′), Muçolli, Zeka(Sula 45’),