U21 miqesore, Shqiperi-Maqedoni 0-0 - FSHF

U21 miqesore, Shqiperi-Maqedoni 0-0

Ne stadiumin e qytetit te Lacit ekipi kombetar   i Shqiperise Under 21 ka zhvilluar ndeshjen e vet miqesore me Maqedonine. Rezultati perfundimtar mbeti pa gola 0-0. Pjesa e pare ishte pothuajse e barabarte, ndersa ne 45 minutat e dyta kuqezinjte e drejtuar nga trajneri Skender Gega e kane permiresuar se tepermi lojen e tyre duke krijuar raste per shenim deri edhe ne goditjen e shtylles nga Batha.  Under 21 i Shqiperise do te kete ne program takime te tjera miqesore per te ardhur tek takimi i pare eliminator me 7 qershor me Hungarine ne Tirane.