Trajneri i Shpresave Alban Bushi i shoqeruar nga lojtari Albi Doka kane dale sot ne konference per shtyp, ne prag te ndeshjes miqesore me Francen U21. Lojtari Doka fillimisht shprehu merzine e tij per ekipin e zemres, Tiranen teksa u shpreh dhe optimist per debutimin e tij te pare ne kombetare. I pyetur nga gazetaret se kush jane cilesite qe trajneri e ka perzgjedhur, Doka shprehet se stervitja sistematike eshte cilesia e tij me e mire dhe se endrra e tij me e madhe eshte te aktivizohet sa me shume te Kombetarja. Me pas Konferenca vijoi me Trajnerin Bushi i cili u shpreh optimist per miqesoren e neserme edhe pse Franca eshte ekip shume i forte por rendesia me e madhe do jete me ndeshjen zyrtare me Estonine pasi ajo eshte sfida e vertete. Edhe pse kjo ndeshje eshte miqesore gjithsesi Bushi u shpreh se vemendja do te jete e njejte pasi nje ekip si Franca nuk eshte aspak kollaj. Ai u shpreh se per djemte do jene sfida te medha dhe se eshte i kenaqur sepse i ka pare shume serioz dhe te angazhuar per dy ndeshjet ne vijim. Trajneri Nderkohe ka nen vezhgim 70, 80 dhe mendon se do arrije shume shpejt ne 90 lojtare dhe nder ta ka grumbulluar me te miret dhe ata se mendon se mund te japin maksikumin ne fushe. I pyetur nese rezultati ka gjithnje rendesi, ai u shpreh se futbolli eshte bere per te fituar por edhe nese rrihemi e humbasin te rrihemi si burrat pasi eshte shume e rendesishme qe te luhet fort jo vetem te fitohet, u shpreh udheheqesi i U-21.

















