U21, Bare dhe Zeka në konferencë për shtyp - FSHF

U21, Bare dhe Zeka në konferencë për shtyp

 

Ditën e sotme në qytetin liqenor të Pogradecit, ku është akomoduar U21 u zhvillua konferenca për shtyp e dy lojtarëve të kombëtares, Kejdi Bare dhe Agim Zeka. Djemtë e Shpresave u shprehën optimist për ndeshjen eliminatore kundër përfaqësueses U21 të Estonisë. Përgatitja dhe stërvitjet kanë qënë intensive dhe do të intensifikohen edhe me shume në ditët në vazhdim.
Kombëtarja e shpresave e grumbullur në Pogradec tashmë po afrohet edhe më shumë me ditën e ndeshjes zyrtare. Ata fillimisht u shprehen se ishin shumë të lumtur që jane thirrur me kombëtaren dhe se do të bëjnë të pamundurën për të fituar. Ata i bën thirrje të rinjve dhe tifozëve që ti perkrahin sa më shumë në shkallët e stadiumit sepse kjo i jep më shumë siguri në lojen e tyre. Kujtojme sërisht që hyrja ne stadiumin “Elbasan Arena” do te jetë falas.