U19, Strakosha zbor 2 ditor - FSHF

U19, Strakosha zbor 2 ditor

Trajneri i Kombetares se Shqiperise per moshen Under 19 vjec Foto Strakosha ka zhvilluar ne Tirane nje zbor stervitor per te pare nga afer gjendjen e futbollisteve te cilet jane kandidate per ekipin e tij.

Te gjithe lojtaret e thirrur  ishin te datelindjes 1994, mosha qe perkon me perfaqesuesen tone e cila ndeshjet Eliminatore te kampionatit Europian do ti zhvilloje ne Shqiperi.

Strakosha pervec te rinjve qe sterviten e luajne ne vendin tone ka pasur ne kete zbor dy ditor edhe te tjere qe kane udhetuar nga Italia, Greqia, Austria, Kosova, Zvicra etj.

Ne pergjithesi konkluzionet e stervitjeve kane qene pozitive per stafin teknik te kuqezinjve Under 19.