U19, Strakosha nis grumbullimin - FSHF

U19, Strakosha nis grumbullimin

Trajneri i Kombetares se Shqiperise Under 19 vjec Foto Strakosha ka nisur grumbullimin e skuadres se tij ne prag te ndeshjeve miqesore.

Gjithcka ka nisur sot ne Kompleksin Tropikal  Durres ku jane paraqitur lojtaret e seleksionuar me pare nga stafi teknik. Ne pergjithesi pjesa me e madhe e futbollisteve te rinj jane te datelindjes 1994, nderkohe qe ka midis tyre edhe me te dalluarit e datelindjes 1995.

Under 19 e kuqezinjve do te zhvilloje dy ndeshje miqesore ne Slloveni ne datat 14 dhe 16 gusht 2012.

Keto pergattje dhe ndeshje miqesore zhvillohen ne kuader te programit te Federates Shqiptare te Futbollit per ta pergatitur kete skuader per Eliminatoret e Kampionatit Europian i cili ndeshjet e veta do ti zhvilloje ne vendin tone.