U17 Shqiperi-Kosove 1-1 - FSHF

U17 Shqiperi-Kosove 1-1

Ne stadiumin Kombetar “Qemal Stafa” eshte zhvilluar ndeshja miqesore midis Perfaqesueses se Shqiperise per Under 17 dhe moshatareve nga Kosova.

Pas ekzekutimit te Hymnit Kombetar takimi ka nisur i shpejte dhe me i mire per te rinjte kosovare. Ata pas disa aksioneve te rrjedhshme kane arritur te shenojne te paret duke i mbyllur 45 minuta me avantazhin 1-0.

Ne pjesen e dyte djemte e drejtuar nga Mustedanagic kane permiresuar ndjeshem lojen dhe kane arritur ta barazojne rezultatin ne 1-1. Ky rezultat nuk ka ndyrshuar deri ne fershellimin e fundit te gjyqtarit.