Ka fituar paster 2-0, kunder Lihtenshtejnit, duke i bere nje hapje te shkelqyer edicionit eliminator, te Kampionatit Europian. Skuadra e drejtuar nga trajneri Skender Gega, ka qene gati perfekte ne menyren si ka luajtur, fituar dhe si administroi rezultatin. Kuqezinjte shenuan ne minuten e 31 me ane te Latifit. Taktikisht te qarte dhe duke goditur kundershtarin, djemte e Geges, shenuan edhe golin e dyte me ane te Rei Manes ne fillimin e pjeses se dyte. Nga minuta e 52, deri ne perfundim te ndeshjes, loja nuk kishte me histori. Madje, Shqiperia mund te shenonte perseri. Kjo fitore, e le Shqiperine ne poste dominuese ne grup, deri ne ndeshjet e ardhshme qe luhen ne shtator.

















