U-21/ Shqipëria fiton 2-1 ndaj Uellsit në miqësore - FSHF

U-21/ Shqipëria fiton 2-1 ndaj Uellsit në miqësore

Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka fituar 2-1 në miqësoren e luajtur ndaj Uellsit,cnë ndeshjen e zhvilluar sot në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.

Kuqezinjtë pjesën e parë kanë dalë barazim 0-0. Në pjesën e dytë trajneri Bushi ka aktivizuar sulmuesin Armando Broja, njeriun e ndeshjes, në minutën e 46-të, i cili ka shënuar një dygolësh në minutën e 47 dhe 59. Uellsi ngushtoi rezultatin në minutën e 77-të me anë të futbollistit Thomas Pugh. U-21 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Hoxha (’46 Harizaj), Kryeziu, Sheji, Ndrecka, Kalaj, Shefiti (’69 Kallaku), Bardhi (’77 Vila), Kolaj (’46 Mihana), Sula (’46 Broja), Lleshi (’40 Shehu), Zeka.

Përfaqësuesja jonë do të luajë edhe një ndeshje tjetër miqësore ndaj Uellsit në datën 11 qershor në stadiumin “Niko Dovana” ora 15:00, ku hyrja për tifozët do të jetë FALAS.