U-21 / Shqipëria barazon në miqësoren me Tiranën - FSHF

U-21 / Shqipëria barazon në miqësoren me Tiranën

Kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e dytë miqësore të këtij grumbullimi 6 ditor, me kuqezinjtë që kishin përballë Tiranën. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, me gola të shënuar nga Sasraku për Tiranën dhe Bullari me penallti. Trajneri Alban Bushi e shfrytëzoi këtë ndeshje për të aktivizuar të gjithë lojtarët që ishin në këtë grumbullim dhe për të parë në aksion shumë element që grumbulloheshin për herë të parë.

Pjesa e parë ka treguar një lojë të barabartë me të dy skuadrat që kanë kërkuar vazhdimisht portën dhe lojën sulmuese. Kuqezinjtë në minutën e 15-të kryejnë një zëvëndësim të detyruar me Arbnor Muçollin që largohet nga fusha e lojës i dëmtuar dhe në vendin e tij aktivizohet Vrapi. Minuta e 37-të ishte vendimtare për fatin e ndeshjes, me Adolf Selmanin që ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Këtë mundësi e shfrytëzon mirë Tirana që në minutën e 43-të kalon në avantazh me Sasrakun. Fundi i pjesës së parë sjell dhe një zëvëndësim të detyruar për trajnerin Bushi, me Bajramin që largohet i dëmtuar dhe në vendin e tij aktivizohet Korça. Fraksioni i dytë nis me zëvëndësime për kuqezinjtë që hedhin në fushën e lojës Agon Muçollin, Ndreçkën, Bullarin dhe Alian. Loja tregon një inisiativë më shumë të kuqezinjve që kërkojnë barazimin, i cili vjen në minutën e 74-të nga Bullari që kthen në gol një penallti të fituar nga Ndreçka. Deri në fundin e ndeshjes ka kohë dhe për aktivizimin e Qamilit, Bashës, Matës dhe Dukës. Gjithçka mbyllet në barazim 1-1.

Shqipëria U-21 zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Harizaj, Sota, Bajrami (44′, Korça) Selmani, Ismajlgeci, Muçolli, Liço, Mihana, Muçi, Xhixha, Tuci. Trajner: Alban Bushi
U aktivizuan: Vrapi, Korça, Agon Muçolli, Ndreçka, Bullari, Qamili, Basha, Alia, Mata, Duka.