U-21 / Ndryshime në listën e trajnerit Bushi - FSHF

U-21 / Ndryshime në listën e trajnerit Bushi

Shqipëria U-21 është duke kryer përgatitje intensive për ndeshjen zyrtare me Turqinë në transfertë dhe dy miqësoret me Uellsin. 21 vjeçarët e trajnerit Bushi janë grumbulluar dhe stërvitur në qytetin e Elbasanit për disa ditë, ndërsa tani ndodhen në kompleksin Tropikal, ku do të qëndrojnë deri në datë 5 Qershor kur dhe do të nisen për në Stamboll.

Ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën e Bushit. Jon Mersinaj për shkak dëmtimi është larguar nga grumbullimi dhe nuk do të jetë i disponueshëm për këto ndeshje dhe në vend të tij është grumbulluar Lorenco Vila nga nga skuadra e Teutës.